Ndërlidhjet

BE shtrëngon sanksionet ndaj Bregut të Fildishtë


Bashkimi Evropian do të shtrëngojë sanksionet kundër presidentit në detyrë të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo në muajin e ardhshëm, duke zgjeruar listën e mbështetësve të tij, që do të përballen me kufizime në udhëtim dhe me ngrirjen e aseteve.

Në një takim në Bruksel, përfaqësuesit e 27 qeverive të BE-së janë pajtuar që të imponojnë masa shtesë dhe që të rrisin numrin e njerëzve, që do kenë kufizime nga 17 në 61.

Këto sanksione vijnë për t’i bërë presion Gbagbos të lërë pushtetin, pasi që fuqitë perëndimore thonë se ai humbi ndaj rivalit të tij Alassane Ouattara në zgjedhjet e fundit të mbajtura në nëntor.
XS
SM
MD
LG