Ndërlidhjet

Dështojnë planet për sulm terrorist para 1 janarit në Danimarkë



Policitë e Suedisë dhe të Danimarkës besojnë se kanë shkatërruar planet për një sulm terrorist, që kishte si cak ndërtesën ku gjendet dhe redaksia e gazetës që botoi karikaturat e profetit Muhamet.

Në mesin e katër të dyshuarve të arrestuar në rrethinat e kryeqytetit danez ishin një tunizian, një libanez dhe një strehimkërkues irakian. I dyshuari i pestë, i arrestuar në Suedi, ishte qytetar suedez me origjinë nga Tunizia.

"Hetimet e kryera na bëjnë të besojmë se sulmi ishte planifikuar të ndodhte para 1 Janarit. Duke analizuar provat që kemi në dorë, veçanërisht armët, mendojmë se ata planifikonin të vrisnin sa më shumë njerëz që do të ishte e mundur", tha Xhakob Sharf, kreu i shërbimit danez të zbulimit.
XS
SM
MD
LG