Ndërlidhjet

57 gazetarë të vrarë në 2010



Gjatë vitit 2010 janë vrarë 57 gazetarë në të gjithë botën, 51 janë rrëmbyer e 535 janë arrestuar. Këto janë disa nga statistikat për vitin që po lëmë pas të bëra publike nga “Reporterët pa Kufijë”.

Sipas kësaj organizate, numri i gazetarëve të vrarë në detyrë është 25% më i ulët krahasuar me vitin 2009. Rritje të ndjeshme ka njohur numri i gazetarëve të rrëmbyer gjatë 2010-ës.

Azia është kontinenti ku janë vrarë e rrëmbyer më së shumti gazetarë, 20 të vrarë e 22 të rrëmbyer. Vendet afrikane kanë shënuar numrin më të lartë të arrestimeve në mesin e gazetarëve, 134. Pakistani është vendi me numrin më të lartë të vrasjeve të gazetarëve, 11.
XS
SM
MD
LG