Ndërlidhjet

Ndërron jetë këngëtari Bobby Farrel


Bobby Farrell, këngëtari kryesor i grupit evropian Boney M, që ishtë në krye të toplistave në vitet e ’70-ta ka ndërruar jetë në Rusi, ku po qëndronte në një turne. Ai ishte 61 vjeç.

Xhon Sein, agjenti i këngëtarit njoftoi se Farrel është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit të tij në Shën Petërsburg. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Farrell e ka udhëhequr grupin e quajtur Bobby Farrell dhe Boney M, me tri femra si back-vokaliste.

Përbërja origjinale e grupit Boney M u shpërnda në vitin 1986 pasi që arriti famë mbarë-evropiane me hitet "Daddy Cool" dhe "By the Rivers Of Babylon."
XS
SM
MD
LG