Ndërlidhjet

Thaçi: Raporti i Martit rrezikon dialogun me Beogradin


Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar sot se raporti i Këshillit të Evropës që e lidh atë më trafikimin e organeve njerëzore, e rrezikon dialogun e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Është një sulm i (raportuesit të Këshillit të Evropës) Dik Martit kundër dialogut Kosovë-Serbi”, i ka thënë Thaçi agjencisë France Press.

Megjithatë, Thaçi tha se ai është i përkushtuar që të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë.

“E kam shprehur gatishmërinë që të takohem me presidentin Tadiq si dy liderët më legjitimë të shteteve tona, Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG