Ndërlidhjet

Burg për 6 rusë në Somaliland


Gjashtë rusë janë dënuar me nnjë vit burg nga një gjykatë në territorin e ndarë verior të Somalisë, Somaliland se kanë furnizuar me armë armiqtë.

Aeroplani i tyre i konfiskuar në fillim të këtij muaji bartte pajisje ushtarake për shtetin gjysmë-autonom të Puntlandit.

Avokati i rusëve, Kadar Mohamed Guleid tha se është i kënaqur me verdiktin, që përfshin edhe nga 500 dollarë gjobë për secilin rus.

Ai tha se vendimi nuk do të apelohet.
XS
SM
MD
LG