Ndërlidhjet

Paddy Ashdown do paditet nga Republika Serbe


Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjes Milorad Dodik tha se kjo republikë së shpejti do të ngre padi para një gjyqi në Britaninë e Madhe kundër ish përfaqësuesit të lartë Paddy Ashdown, për shkak, se siç ka thënë ai, gjatë mandatit në Bosnje ka keqpërdorur përgjegjësitë dhe ka punuar kundër Republikës Serbe.

“Në fund të janarit, ose në fillim të shkurtit në Britani do të ngremë padi kundër Paddy Ashdown dhe sjelljes së tij arrogante si dhe shkeljes së marrëveshjes ndërkombëtare”, ka thënë Dodik.

Ish-përfaqësuesi i lartë në korrik të vitit 2004 për një ditë ka ndërruar 60 funksionarë të Partisë Demokratike Serbe dhe ua ka ndaluar të merren me politikë për shkak të dyshimeve se kishin shkelur marrëveshjen e Dejtonit dhe se i ofrojnë mbrojtje të akuzuarit për krime lufte Radovan Karaxhiqit.
XS
SM
MD
LG