Ndërlidhjet

Gyl bën thirrje për tejkalim të ndasive etnike


Presidenti turk Abdullah Gyl bëri thirrje sot për rritjen e standardeve demokratike në mënyrë, që të tejkalohen ndasitë etnike në vend.

Duke folur në qytetin jug-lindor të Diarbakirit, Gyl përjashtoi përdorimin zyrtar të gjuhës kurde.

Vizita dy-ditëshe e Gylit vjen në mes të debatit të nxehtë në Turqi për të drejtat e kurdëve.

Kurdët vlerësohet se përbëjnë 20 për qind të popullsisë së Turqisë, por për një kohë të gjatë janë ballafaquar me diskriminim dhe kufizim të gjuhës dhe shprehjes së tyre kulturore.
XS
SM
MD
LG