Ndërlidhjet

Kameron: Më 2011 të rritet lufta kundër terrorizmit


Kryeministri Dejvid Kameron ka kërkuar ripërtëritje të përpjekjeve më 2011 kundër rritjes së ekstremistëve islamikë brenda në Britani.

Në mesazhin për Vitin e Ri, Kameron ka i ka bërë thirrje shumicës dominuese të myslimanëve britankë, të cilët kundërshtojnë ekstremizmin, që të ndihmojnë në luftimin e kërcënimeve ndaj disa të rinjve myslimanë që mund të kryejnë sulme terroriste.

Kameron tha se Britania po ashtu vazhdon të përballet me kërcënim serioz nga terrorizmi ndërkombëtar dhe se policia dhe agjencitë e shërbimit informativ vazhdojnë të punojnë për të shmangur komplotet e mundshme.

Lideri britanik tha se 2011 do të jetë vit thelbësor në Afganistan, pasi që trupat britanike do të fillojnë të transferojnë përgjegjësitë e sigurisë te forcat afgane dhe do të fillojnë tërheqjen nga vendi.
XS
SM
MD
LG