Ndërlidhjet

Bellorusi: KGB bastis shtëpitë e gazetarëve




Dëshmitarët në Bellorusi thanë sot se pjesëtarë të policisë sekrete belloruse, apo KGB, kanë bastisur shtëpitë dhe zyrat e gazetarëve të pavarur, të cilët i mbuluan zgjedhjet presidenciale të 19 dhjetorit.

Agjencia AP citoi fotoreporteren Julia Doroshkeviç, të ketë thënë se kamerat e saj, kompjutorët dhe incizimet janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës së saj.

Grupi "Reporterët pa Kufij" i ka dënuar bastisjet, për të cilat thotë se synojnë t'i sekuestrojnë të gjitha dokumentat lidhur me mbulimin e zgjedhjeve, në të cilat presidenti aktual Aleksandr Lukashenka siguroi edhe një mandat.
XS
SM
MD
LG