Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet dhuna kundër të krishterëve në Irak


Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar sulmet e djeshme kundër shtëpive të të krishterëve në kryeqytetin irakian, Bagdad, nga të cilat janë vrarë dy vetë dhe plagosur disa të tjerë.

Zëdhënësi në Departamentin amerikan të shtetit, Mark Toner, i ka bërë thirrje qeverisë së Irakut që “t’i shtojë përsëri përpjekjet për t’i mbrojtur të krishterët dhe për t’i zënë terroristët, që kanë dorë në këto veprime”.

Mëtutje, në deklaratë, zoti Toner ka theksuar se presidenti i Iraku, Xhalal Talabani, dhe kryeministri Nuri al-Maliki, i kanë dënuar sulmet kundër të krishterëve dhe “kanë shprehur rëndësinë e të krishterëve në përbërjen e shoqërisë irakiane”.
XS
SM
MD
LG