Ndërlidhjet

Egjipt: Nga makina-bombë afër një kishe – 21 të vrarë


Zyrtarët në Egjipt kanë njoftuar se 21 vetë janë vrarë nga shpërthimi i një automobili – bomë afër një Kishe të Krishterë Kopte, në qytetin verior, Aleksandria.

Dëshmitarët kanë thënë se eksplodimi ndodhoi derisa besimtarët po dilnin nga Mesha e Vitit të Ri, pak pas mesnatës.

Pas shpërthimit, disa të krishterë nga kisha u përleshën me policinë dhe e shkatërruan një xhami, duke u përleshur me myslimanë.

Sulmet u bënë në kohën e rritjes së tensioneve sektare në Egjipt, ku mendohet se të krishterë janë 10% e popullatës, kryesisht myslimane në këtë vend.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthim.
XS
SM
MD
LG