Ndërlidhjet

Iran: Hedhet poshtë raporti për shpullën dhënë Ahmadinexhadit


Irani e ka hedhur poshtë një raport të publikuar në faqen WeikiLeaks në Internet, se presidenti Mahmud Ahmadinexhad, ishte goditur me shpullë nga shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari.

WikiLeaks e ka publikuar mesazhin e Shteteve të Bashkuara, ku diploamtët amerikanë e kanë cituar në burim nga Azerbajxhani, të ketë raportuar se gjeneral Jafari, në fillim të vitit 2010, i kishte dhënë një shpullë presidentit iranian, për shkak të një mospajtimi të qartë lidhur me zgjedhjet presidenciale të zhvilluara disa muaj më parë.

Agjencia Fars e Iranit raporton se zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ramezan Sharif, e ka akuzuar WikiLeaksin për “tregim të falsifikuar”.

Vetë Ahmadinexhadi i ka hedhur poshtë si të pavlefshme dokumentet e WikiLeaksit.

Irani është veçanërisht i zemëruar nga raportet e publikuara të WikiLeaksit, që thonë se Arabia Saudite dhe Bahreini kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që ta ndalë programin bërthamor të Iranit me të gjithat mënyrat.
XS
SM
MD
LG