Ndërlidhjet

Kiev: PK thotë se shkatërrimi i shtatores së Stalinit është akt terrori


Anëtarët e Partisë Komuniste në Ukrainë, thonë se sulmuesit e kanë shkatërruar shtatoren kundërthënëse të diktatorit sovjetik, Jozef Stalin, duke e cilësuar këtë si “akt terrori”.

Shtatorja e vendosur në oborrin e selisë së partisë në qytetin juglindor Zaporizhia, ishte shkatërruar natën e Vitit të Ri me materje eksploduese.

Ndërtesa e partisë ka pësuar dëme serioze, por nuk është raportuar për viktima.

Kjo shtatore ishte dëmtuar edhe javën e kaluar nga një shpërthim, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë grupi nacionalist ukrainas, Tryzub, i cili e kishte denoncuar Stalinin si “ekzekutuesin e popullit të Ukrainës dhe se ishte terrorist ndërkombëtar”.
XS
SM
MD
LG