Ndërlidhjet

Kina do të lansojë sivjet sondën në Mars



Kina tha se gjatë këtij viti do ta lansojë sondën e parë të saj në Mars.

Agjencia zyrtare Ksinhua tha se sonda Yinghuo-1 duhej të lansohej me një raketë ruse në tetor, 2009 nga kozmodromi Bajkonur në Kazakistan.

Lansimi u shty, dhe tash një zyrtar kinez tha se lansimi do të bëhet në tetor, 2011.

Kina ka plane ambicioze në gjithësi. Një sondë kineze tashmë është rrotulluar rreth Hënës, dhe vendi shpreson që atje të dërgojë një sondë pa ekuipazh në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG