Ndërlidhjet

Gjermani: Peticion për lirimin e gazetarëve në Iran



Më shumë se 100 figura të njohura në Gjermani, përfshirë ministrin e jashtëm, Guido Vestervele, sot nënshkruan një letër të hapur drejtuar qeverisë iraniane, ku i bëjnë thirrje që t'i lirojë dy gazetarët gjermanë të përfshirë në rastin e dënimit me vdekje të një gruaje.

Letra u nënshkrua një ditë pasi gruaja, Sakine Mohamed Ashtiani, u raportua të ishte ankuar se dy gjermanët ia "kanë përkeqësuar situatën".

Ashtiani, 43 vjeç, nënë e dy fëmijëve, është dënuar me vdekje për tradhëti bashkëshortore.

Dy gazetarët gjermanë ishin arrestuar në 10 tetor, 2010, pasi supozohet se kishin intervistuar djalin e Ashtianit, i cili gjithashtu u arrestua, por pastaj u lirua në dhjetor.

Teherani thotë se gazetarët gjermanë e kanë shkelur ligjin duke mos siguruar viza përkatëse për të punuar si gazetarë në Iran.

Në mesin e nënshkruesve të letrës janë ministri i financave, Volfgang Shojble, ministri i mbrojtjes, Karl Theodor zu Gutenberg, ylli i tenisit Boris Beker, legjenda e futbollit, Franc Bekenbauer, dhe nobelistja e letërsisë, Herta Myler.
XS
SM
MD
LG