Ndërlidhjet

Ahmadinexhad shkarkon 14 këshilltarë



Raportohet se presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad ka shkarkuar 14 këshilltarë, si pjesë e lëvizjeve të fundit në administratë.

Një faqe interneti e afërt me qeverinë iraniane njoftoi se Ahmadinexhad i ka shkarkuar këshilltarët dje, në përpjekje për ta reduktuar qeverinë.

Shkarkimi nuk është konfirmuar nga mediat shtetërore apo nga zyra e presidentit.

Muajin e kaluar, Ahmadinexhad papritur i shkarkoi ministrin e jashtëm, Manusher Motaki, si dhe nënpresidentin e tij për çështjet e të rinjve, Merdad Bazrpash.
XS
SM
MD
LG