Ndërlidhjet

Kina ndërtoi urën më të gjatë në botë



Pas katër vjet pune, në Kinë ka përfunduar ura më e gjatë në botë, e cila së shpejti do të lëshohet në përdorim.

Ura e gjatë 42.5 km mbi Detin e Verdhë, lidh qytetin Çingdao në provincën lindore Shandong, me qarkun Huangdao.

Ura e re është 174 herë më e gjatë se “Tower Bridge” në Londër.

Rekordin e deritashëm prej 38.42 km e mbante ura mbi liqenin Portçartrejn, në shtetin federal amerikan të Luizianës.
XS
SM
MD
LG