Ndërlidhjet

Aktori suedez Per Oskarson humb jetën nga zjarri



Në Suedi janë shtuar drojet se aktori Per Oskarson dhe gruaja e tij janë viktimat, mbetjet e të cilëve u gjetën në shtëpinë e tyre që u dogj të premten.

Policia tha se mbetjet e një personi të gjetura në hirin e shtëpisë, mendohet të jenë të aktorit 83 vjeçar apo gruas së tij 67 vjeçare Kia Ostling.

Shtëpia, e cila ndodhej në një zonë të largët afër qytetit Skara në jugperëndim të Suedisë, është djegur krejtësisht. Kur mbërrinë zjarrfikësit, në vendin e shtëpisë kishte mbetur vetëm oxhaku.
XS
SM
MD
LG