Ndërlidhjet

Varen shtatë trafikantë droge në Iran



Shtatë burra të dënuar për trafikimin e drogës, janë varur sot në Iran.

Mediat shtetërore raportuan se personat, të cilët nuk u identifikuan, u ekzekutuan brenda një burgu në provincën Kermanshah.

Prokurorët thanë se ata ishin dënuar për blerje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Irani është ndër vendet me shkallën më të lartë të ekzekutimit në botë.

Në 1 janar, mediat shtetërore raportuan për ekzekutimin e tetë trafikantëve tjerë të drogës në qytetin Kom.
XS
SM
MD
LG