Ndërlidhjet

Nga katastrofat natyrore, 295 mijë të vdekur më 2010


Kompania më e madhe botërore e sigurimit tha se tragjeditë natryrore kanë lënë të vdekur 295 mijë persona në vitin 2010, ndërsa kostoja ka qenë 130 miliardë dollarë.

Munich Re në një raport tha se 950 katastrofa natyrore janë regjistruar vitin e kaluar, duke e bërë 2010-ën vitin me të keq që nga 1980.

Tërmeti në Haiti në janar të 2010-ës ka qenë deri më tash katastrofa më e keqe për humbjet njerëzore, duke vrarë 222 mijë e 570 njerëz.

Megjithatë, tragjedia që ka kushtuar më së shumti ishte tërmeti në Kili, me një kosto prej 30 miliardë dollarësh.

Munich Re tha se të gjitha katastrofat natyrore në vitin 2010 ishin të ndërlidhura me motin, duke thënë se ky është një indikacion tjetër që flet për ndryshimet klimatike.
XS
SM
MD
LG