Ndërlidhjet

OSBE kërkon vazhdimin e misionit në Bjellorusi


Kryesuesi i OSBE-së, Ministri i jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, tha se kryesia ka nisur konsultimet për të gjetur një zgjidhje që do t’i mundësonte OSBE-së të vazhdojë punën në Bjellorusi.

Azubalis tha si “i vjen shumë keq” që autoritetet bjelloruse nuk ia kanë vazhduar mandatin zyrës së OSBE-së në Misnk.

Azubalis tha se OSBE ka “filluar kosnultime joformale për të gjetur një marrëveshje të pranueshme për të gjithë”.

OSBE ka qenë e pranishme në Minsk që nga 1998.

Mandati i Zyrës zgjatet çdo vit nga 56 vendet anëtare të OSBE-së.

Por, Bjellorusia ka refuzuar të zgjasë mandatin, i cili skadoi më 31 dhjetor.
XS
SM
MD
LG