Ndërlidhjet

Fiset afgane zotohen se do luftojnë militantët


Një gjeneral i lartë i Marinës amerikane në Afganistan tha se liderët e një fisi të madh në provincën Helmand që është bërë strehë e talibanëve, janë zotuar se do të pengojnë sulmet e kryengitësve dhe do t’i dëbojnë luftëtarët e huaj.

Gjenerali i Marinës Riçard Mills, që komandon forcat e koalicionit në jug, tha se marrëveshja është arritur mes kryeplakut lokal në qarkun e Sanginit dhe guvernatorit të Helmandit Gulabudin Mangal, në konsultim me forcat e koalicionit.

Në katër vjetët e fundit, më shumë se 100 trupa britanike kanë vdekur në Sangin dhe dhjetëra marinsë kanë humbur jetën që nga zbarkimi i tyre në mesin e tetorit.
XS
SM
MD
LG