Ndërlidhjet

Irani arreston shkencëtarin e kthyer nga SHBA?


Faqja e internetit Iranbriefing.net pretendon se fizikantit iranian Shahram Amiri, që iu pat bërë një pritje prej heroi në vitin e kaluar, kur “iku” nga SHBA-ja, gjendet tani në një burg në Teheran.

Amiri u kthye në korrik të vitit 2010 në Teheran, duke thënë se ishte rrëmbyer nga agjentët amerikanë ndërsa ishte në pelegrinazh në Arabinë Saudite.

Amiri tha se rrëmbyesit e CIA-s i bënin presion për informacione mbi programin bërthamor të Iranit, por ai më vonë kishte qenë në gjendje të ikte.

Zyrtarët amerikanë thanë se Amiri kishte bashkëpunuar me dëshirë dhe për këtë ishte paguar 5 milionë dollarë.

Iranbriefing.net tha se fillimisht ishte vendosur në një shtëpi të sigurt kur qe kthyer në Iran, por pastaj qe dërguar në burgun Heshmatieh të Teheranit, ku ishte rrahur vazhdimisht, ndërsa një herë kishte kaluar një javë në spitalin ushtarak.

Kjo faqe interneti mbahet nga Fondacioni IranBriefing, që e përshkruan veten si “organizatë jofitimprurëse për të drejtat e njeriut”.
XS
SM
MD
LG