Ndërlidhjet

Serbia shtyn regjistrimin e popullsisë



Regjistrimi i popullsisë më Serbi do të shtyhet për në muajin tetor për shkak të mungesës së fondeve. Regjistrimi ishte paraparë të mbahej në muajin prill të këtij viti.

Në buxhetin e vitit 2011 qeveria serbe ndau 10 milionë euro për regjistrimin, por procesi do të kushtojë 32 milionë euro, raportojnë mediat serbe.

22 milionë eurot e munguara, sipas zyrtarëve serbë të statistikave, do të merren nga fondet e përcaktuara për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.

Ky është regjistrimi i parë i popullsisë në Serbi, që nga pavarësimi i Malit të Zi dhe Kosovës, përkatësisht në 2006 dhe 2008.
XS
SM
MD
LG