Ndërlidhjet

Jeremiq: Të sigurohemi të mos shtohen njohjet e Kosovës



Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq, ka thënë se qëndrimi i Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar .

Sipas tij, në këtë kuadër para politikës së jashtme serbe ka dy detyra.

E para është të sigurohet që të mos rritet numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, tha ai.

Detyra e dytë e diplomacisë serbe, sipas Jeremiqit, është që të ruhet “klima e shëndoshë ndërkombëtare” për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Jeremiq i bëri këto komente në konferencën vjetore me ambasadorët e Serbisë.

Kryediplomati serb gjithashtu ka shfaqur shpresën se Serbia do ta fitojë deri në fund të vitit statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG