Ndërlidhjet

EULEX përgënjeshtron mediat serbe



Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit nuk ka formuar njësi speciale për veriun e Kosovës por që nga nëntori i vitit të kaluar ka vënë në veprim të ashtuquajturën Iniciativën për Veriun e Mitrovicës-e njohur si “Task Forca Veri”, njoftuan zyrtarë të misionit EULEX.

Zëdhënësi, Hans-Kristian Klasing, i tha Radios Evropa e Lirë se task forca në fjalë përbëhet nga një staf prej 10 deri në 20 hetuesish të policisë së EULEX-it, atyre të doganave dhe prokurorëve të EULEX-it.

Ai tha se kjo njësi është themeluar për të luftuar krimin e organizuar dhe "krime të mëdha në veri të Kosovës" siç janë krimet ndër-etnike, rastet e lidhura me vrasje, grabitje të dhunshme, shkeljet lidhur me narkotikët, trafikim të qenieve njerëzore, krimet ekonomike etj.

Deklarata e tij vjen pasi mediat serbe njoftuan për krijimin e një task forcë speciale të EULEX-it për veriun e Kosovës.
XS
SM
MD
LG