Ndërlidhjet

BE: Inspektimi i kapaciteteve atomike në Iran i takon ANEB-it


Bashkimi Evropian thotë se ende nuk i është përgjigjur ofertës së Iranit për t’i inspektuar kapacitetet e tij atomike, por beson se inspektimet e këtilla duhet të bëhen nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Këto komente të një zëdhënësi të Komisionit Evropian, u bënë sot, pasi dje Irani shpalli se i ka ftuar disa ambasadorë të akredituar në ANEB, për t’i vizituar kapacitetet e rëndësishme atomike në Iran, gjatë këtij muaji.

Përfaqësuesit e Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, pritet të takohem më vonë këtë muaj, në një rund të ri ntë bisedimeve lidhur me programin atomik kundërthënës të Iranit.
XS
SM
MD
LG