Ndërlidhjet

Kirgizi: Së paku tre të vrarë në operacionin e sigurisë


Shërbimi për Kirgizinë i Radios Evropa e Lirë raporton se dy persona të dyshuar për vrasjen e djeshme të tre policëve, janë vrarë sot gjatë një operacioni të sigurisë në një fshat afër kryeqytetit Bishkek.

Poashtu, gjatë këtij operacioni në fshatin Besh-Kungei, është vrarë edhe një anëtar i forcave speciale të sigurisë.

Ministri i brendshëm i Kirgizisë, Zarylbek Rysaliev, i ka konfirmuar vrasjet dhe ka njoftuar se një i dyshuar është zënë i gjallë.

“Lufta zgjati për një orë e gjysmë. Ata po shtinin me armë dhe me armatim të gjatë. Si pasojë, një oficer i jonë është plagosur, por më vonë ka vdekur. Dy nga tre të dyshuarit janë vrarë, ndërsa i dyshuari i tretë është zënë”, i tha Radios Evropa e Lirë, ministri Rysaliev.

Këta persona janë të dyshuar për vrasjen e tre policëve, të cilët po bënin kontroll identiteti në Bishkek, mbrëmë vonë.

Më herët, një zëdhënës i sigurisë tha se të dyshuarit ishin “ekstremistë religjiozë”, që dyshohet se ishin përgjegjës për disa sulme terroriste ose përpjekje për sulme terroriste në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG