Ndërlidhjet

Minsk: Ambasadori hungarez kërkon lirimin e protestuesve


Ambasadori hungarez në Minsk, Ferenc Kontra, tha sot se Bjellorusia duhet t’i liroj të gjithë protestuesit e arrestuar, pas zgjedhjeve presidenciale, muajin e kaluar, ose në të kundërtën, zyrtarët e lartë ballafaqohen me ndalesë të mundshme të vizave.

Bashkimi Evropian kishte imponuar sanksione kundër Bjellorusisë, pas zgjedhjeve të kontestuara në vitin 2006, por ato i kishte pezulluar në vitin 2008.

Ambasadori Kontra tha se lista e vjetër “nuk korrespondon me realitetin aktual, prandaj ndoshta kjo listë do të rishqyrtohet”.

Prej 1 janarit, Hungaria e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG