Ndërlidhjet

Afganistan: U zbuluan sulmet e planifikuara


Zyrtarët e Afganistanit thanë se forcat e sigurisë kanë arrestuar shtatë kryengritës të akuzuar për dyshime se po planifikonin dy sulme të mëdha gjatë disa javëve të kaluara.

Zëdhënësi i Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë, Lutfullah Mashal, tha sot se pesë nga militantët e akuzuar, kishin planifikuar sulm kundër zëvendës presidentit të Afganistanit, Mohammad Qasim Fahim.

Ai nuk ka treguar se kur ishin bërë arrestime, por ka theksuar se kryengritësit ishin afër për ta kryer planin e tyre, kur ata u arrestuan.

Zoti Mashal tha se dy kryengritësit e tjerë të akuzuar kishin planifikuar sulme vetëvrasëse me bomba, afër pallatit presidencial dhe në lokacionet e tjera në kryeqytetin Kabul.
XS
SM
MD
LG