Ndërlidhjet

Medvedev ratifikon marrëveshjen bërthamore me Mongolinë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev, sot e nënshkroi në ligj formimin e një ndërmarrjeje të përbashkët me Mongolinë për të zhvilluar një depozit të madh të uraniumit.

Nënshkrimi i Medvedevit i hap rrugën krijimit të "Dornod Uran", kompanisë ruso-mongole për zhvillimin e fushës Dornod në Mongoli, e cila vlerësohet se ka të paktën 28 mijë tonë rezerva të uraniumit.

Kompania shtetërore ruse "Rosatom" gjithashtu është zotuar të ndihmojë me ndërtimin e infrastrukturës në Mongoli.
XS
SM
MD
LG