Ndërlidhjet

100 ekipe vëzhgimi nga BE-ja për zgjedhjet e 9 janarit



Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë po koordinon përsëri “Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë” për të përcjellë rivotimin në 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime në komunat Skënderaj, Drenas dhe Deçan dhe në qendrat e zgjedhura të votimit në Lipjan dhe Malishevë.

Më 9 janar, 100 ekipe të Vëzhgimit të Zgjedhjeve do të përcjellin çdo fazë të zgjedhjeve në ditën e votimit ashtu siç bënë më 12 dhjetor 2010. Këtë herë ekipet do të jenë statike, që do të thotë ato do të qëndrojnë në një qendër votimi gjatë gjithë ditës. Një ekip do të mbulojë nga një deri në tre vendvotime.

Ekipet e vëzhgimit do të përbëhen nga anëtarë të stafit të ICO/EUSR-së, anëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë si dhe nga diplomatë të vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
XS
SM
MD
LG