Ndërlidhjet

Gjykata Supreme kërkon rivotim në Mitrovicë



Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në 24 qendra të votimeve në komunën e Mitrovicës.

Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.

Në bazë të aktgjykimit sipas Hasanit anulohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ndërsa urdhërohet KQZ-ja që t`i përgatisë procedurat për përsëritjen e votimeve në këto 24 qendra të votimit.

Hasani i tha Radios Evropa e Lirë se “Vetëvendosje kishte një ankesë dhe meqenëse ajo ankesë ishte kthyer në PZAP, PZAP-i nuk i kishte evituar ato të meta që i ka gjetur Gjykata Supreme. Gjykata ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në që t’i përsërisë zgjedhjet në 24 vendvotime” tha Hasani.

Në Mitrovicë kanë qenë 29 vendvotime. I takon KQZ-së të vendosë nëse do të shkojë në rivotime të tërësishme apo vetëm në 24 vendvotime.
XS
SM
MD
LG