Ndërlidhjet

Gjeliq qëndron në Prizren



Peshkopi Teodosije i ka ftuar nga Prizreni serbët e zhvendosur të kthehen në këtë qytet. Këtë thirrje ai e ka drejtuar pas liturgjisë që është mbajtur në Prizren, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Në ceremoninë e mbajtur në tempullin e Shën Gjergjit në Prizren, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq dhe përfaqësuesi i ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë, Damjan Kërnjeviq.

"Ata nuk do të jenë vetëm, sepse krahas shtëpive të tyre, do të kenë edhe tempullin e Shën Gjergjit dhe ne do të jemi këtu me ta”, ka thënë me këtë rast peshkopi Teodosije.
XS
SM
MD
LG