Ndërlidhjet

Kroacia ashpërson masat kundër huliganëve



Qeveria e Kroacisë ka miratuar ndryshimet e ligjit për pengimin e trazirave në garat sportive, i cili parasheh masa më të ashpra kundër tifozëve me prirje huligane.

Ashpërsimi i masave u nxit nga incidentet e shumta në stadiumet, sidomos në ndeshjet futbollistike, të cilat kulminuan në ndeshjen Dinamo-Hajduk 1-1 në maj, 2010, kur një polic e humbi syrin.

Masat e reja u ndalojnë tifozëve mbajtjen e maskave, si dhe ndalohet rreptësisht përdorimi dhe shitja e alkoholit në objektet sportive.
XS
SM
MD
LG