Ndërlidhjet

WP: SHBA-të të gatshme të rrisin ndihmën për Pakistanin


Administrata Obama planifikon të rrisë përkrahjen ushtarake dhe financiare për Pakistanin, në përpjekje për të forcuar angazhimet që do të sillnin paqe dhe stabilitet në rajon, shkruan Washington Post.

Raporti citon zyrtarë amerikanë të kenë thënë se zëvendëspresidenti Xho Bajden do të diskutojë ndihmën e propozuar gjatë një udhëtimi në Pakistan javën e ardhshme.

Sipas gazetës, Bajden do të kërkojë nga zyrtarët pakistanezë të shpjegojnë strategjinë e tyre aftagjatë dhe të tregojnë se çfarë ndihme është e nevojshme për të mposhtur talibanët në zonat kufitare me Afganistanin.

WP thotë po ashtu se presidenti Obama dhe ndihmësit e lartë të sigurisë kombëtare kanë hedhur poshtë propozimet e disa zyrtarëve të zbulimit, se forcat tokësore të SHBA-ve duhet të lejohen të kryejnë bastisje në strehimoret e kryengritësve në Pakistan.
XS
SM
MD
LG