Ndërlidhjet

Kili njeh shtetin palestinez


Kili është bërë vendi i fundit i Amerikës së Jugut që ka njohur shtetin palestinez. Ministri i Jashtëm, Alfredo Moreno, njoftoi se qeveria kiliane ka miratuar një rezolutë për të njohur shtetin palestinez si “të lirë, të pavarur dhe sovran”.

Me këtë veprim, Kili i bashkohet Brazilit, Argjentinës, Bolivisë dhe Ekuadorit.

Rreth 100 shtete të botës kanë ofruar njohje për shtetin palestinez në 20 vjetët e fundit.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar këto vendime si kundërproduktive dhe të dëmshme. Sipas tyre, shtetësia palestineze mund të arrihet vetëm me negociata midis Izraelit dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG