Ndërlidhjet

SHBA kërkon nga Twitter të dhënat personale të përdoruesve


Gjykata e Qarkut në Virxhinia ka kërkuar nga rrjeti social Twitter të dhënat personale të njerëzve të lidhur me WikiLeaks-in. Në mesin e informacioneve kërkohen emrat, adresat, numrat e telefonave dhe detajet e pagesave.

WikiLeaks tha sot se ka arsye për të besuar se edhe Google e Facebook kanë marrë urdhra të gjykatës që kërkojnë detaje për përdoruesit.

WikiLeaks ka zemëruar qeveri të shumta të botës, kur ka filluar publikimin e dokumenteve sekrete të SHBA-ve në nëntorin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë akuzat e mundshme kundër themeluesit të kësaj uebfaqeje, Xhulian Asanzh.
XS
SM
MD
LG