Ndërlidhjet

Sulmet u marrin jetën tre civilëve afganë


Tre civilë dhe dy militantë kanë humbur jetën në sulme të ndara në Afganistan.

AFP citon zëdhënësin Daud Ahmadi të ketë thënë se sulmi me bombë në provincën Helmand u ka marrë jetën dy civilëve, ndërsa i treti ka vdekur pas shpërthimit në makinën e tij në qytetin Khost.

Dy militantët kanë pësuar për vdekje teksa vendosnin mina në provincën Helmand.

Incidentët vijnë një ditë pas sulmit të talibanëve në Kandahar, i cili shkaktoi vdekjen e 17 personave.
XS
SM
MD
LG