Ndërlidhjet

PDK: Tendenca për të prishur procesin në Skënderaj


Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor në pesë komuna të Kosovës po shkon i qetë. Por, kjo parti ka denoncuar parregullsi në fshatin Kopiliq të Ulët të Skënderajt.

“Në qendrën e votimit në fshatin Kopiliq të komunës së Skënderajt ka pasur një grup të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk janë nga komuna e Skënderajt dhe që kanë tentuar të hyjnë në qendrën e votimit, përkundër rregullave që e ndalojnë një gjë të tillë, ku edhe është tentuar të prishet procesi i votimit”.

“Por, fatmirësisht, komisionerët e partive tjera politike, vëzhguesit lokalë dhe në radhë të parë vëzhguesit ndërkombëtarë që kanë qenë prezentë aty që nga fillimi i procesit, e kanë evituar një gjë të tillë dhe procesi nuk është cenuar”, ka thënë në një konferencë për gazetarë zëdhënësi i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai i ka quajtur të rreme deklaratat e “Vetëvendosjes” së në këtë qendër votimi vëzhguesit kanë hasur në kuti gjysmë të mbushura, ende pa filluar procesi i votimit.

Më herët, “Vetëvendosje” ka thënë se vëzhgeusit e saj nuk janë lejuar të hyjnë në qendrën e votimit në Kopiliq të Ulët dhe se ata ishin kërcënuar nga militantë të PDK-së.
XS
SM
MD
LG