Ndërlidhjet

Kir: Referendumi në Sudan, moment historik


Presidenti i Sudanit jugor, Salva Kir, e ka quajtur moment historik referendumin për pavarësi, që ka nisur sot.

Referendumi, i cili është pjesë e marrëveshjes së paqes në vitin 2005, pritet të ndajë vendin në veriun e pavarur dhe jugun e pavarur.

Votuesit janë duke përdorur fletëvotimet me foto, duke shënuar pranë një dore të vetme për pavarësi, ose dy duarve së bashku - si simbol për unitet.

Vetëm 15 për qind e rajonit afro 9 milionë banorësh di të lexojë.
XS
SM
MD
LG