Ndërlidhjet

Policia e Kosovës: Rivotim pa incidente


Rivotimi i sotëm në pesë komuna të Kosovës, nga aspekti i sigurisë, sipas Policisë së Kosovës, është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt.

Policia e Kosovës tha se nuk ka shënuar asnjë incident, edhe pse “Demokracia në Veprim” ka raportuar për një rast të kërcënimit të vëzhguesve të saj, ndërsa LDK-ja për prani të grupeve të armatosura afër nje qendre votimi.

“Deri më tani, mund të them lirisht se në Policinë e Kosovës nuk është paraqitur asnjë rast”, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
XS
SM
MD
LG