Ndërlidhjet

Gjermania i premton mbështetje afatgjate Afganistanit


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se Gjermania “nuk do ta lërë vetëm Afganistanin” në periudhën pas vitit 2014.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kabul, ku takoi homogun e tij afgan, Zalmai Rasoul, dhe presidentin Hamid Karzai.

Vizita e diplomatit gjerman vjen një javë para se Qeveria e Gjermanisë të marrë vendimin për të zgjatur mandatin e trupave që marrin pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan.

Gjermania ka rreth 4,600 trupa të pozicionuara në këtë vend.
XS
SM
MD
LG