Ndërlidhjet

I dyshuari për sulmin në Arizona, para Gjykatës



Personi i akuzuar për sulmin e armatosur ndaj kongresistes Gabriel Gifords, ku vdiqën gjashtë persona dhe u plagosën 13 të tjerë, do të dalë sot para gjykatës në shtetin e Arizonës.

22 vjeçari Xhared Li Lougner përballet me disa akuza mes të cilave dhe tentativë vrasje të një anëtareje të Kongresit. Hetuesit thanë se kanë gjetur në shtëpinë e të akuzuarit një shënim me shkrim dore ku shkruhej "E palnifikova më parë" dhe "Vrasja ime". Bri këtyre shënimeve gjendej dhe emri i kongresistes Gifords.

Gifords, megjithë disa shenja pozitive, mbetet në gjendje kritike, pas sulmit të së shtunës në Tuskani të Arizonës. Gifords njihet si një ndër mbështetëset më të zëshme të presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG