Ndërlidhjet

Municionet serbe, greke dhe kroate do demontohen në Shqipëri



Municionet e tepërta të ushtrive serbe, greke dhe kroate do të demontohen këtë vit në Shqipëri.

Demilitarizimi i tyre është planifikuar të realizohet në uzinën e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit, transmetuan mediat lokale agjencinë zyrtare të lajmeve ATSH.

Drejtori i uzinës, Daniel Karanxha, ka konfirmuar se "uzina e lëndëve plasëse në Mjekës do të jetë e vetmja në vend që do të demontojë të gjitha armët dhe municionet në Ballkan".
XS
SM
MD
LG