Ndërlidhjet

Kroacia proteston për arrestimin e ish luftëtarit



Kryeministreja e Kroacisë, Jadranka Kosor tha se kërkon sqarim urgjent nga Serbia lidhur me arrestimin e një ish luftëtari për pavarësinë e Kroacisë.

Tomisllav Purdam u arrestua në kufirin ndërmjet Bosnjes dhe Kroacisë në 5 janar, mbi bazën e një fletëarresti të Serbisë, i cili e akuzon për krime kundër serbëve etnikë në vitin 1991 gjatë një beteje për qytetin lindor kroat të Vukovarit.

Kosor tha se ajo do ta diskutojë arrestimin me presidentin serb Boris Tadiq.

Incidenti kërcënohet të nxitë tensione të reja në marrëdhëniet kroato-serbe, pasi dy vendet së fundi treguan shenja të përmirësimit.
XS
SM
MD
LG