Ndërlidhjet

Bajden mbërrin në Afganistan



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden ka mbërritur në Kabul, në një mision për të vlerësuar progresin në drejtim të bartjes së përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane.

Bajden gjithashtu do të zhvillojë bisedime me presidentin afgan, Hamid Karzai.

Zyrtarët që udhëtojnë me të thanë se nënpresidenti Bajden do të takohet edhe me kryekomandantin e forcave amerikane në Afganistan, gjeneralin Dejvid Petraus, si dhe ambasadorin amerikan në Kabul, Karl Ajkenberi.

Në cilësinë e nënpresidentit, Bajden e vizitoi Afganistanin për herë të fundit në janar, 2009.
XS
SM
MD
LG