Ndërlidhjet

Kroacia do ketë WikiLeaks-in e vet



Ish kandidati presidencial i Kroacisë, Dejan Golubiq, ka themeluar një faqe interneti sipas shembullit të WikiLeaks-it, e cila do të publikojë informata për politikanët e vendit.

Golubiq deklaroi se ka ardhur koha që dikush ta thotë të vërtetën, ndërsa materialet anonime do të mbështeten nga provat.

Sipas mediave kroate, Golubiq posedon dokumenta të fshehta për aferën e ish kryeministrit Ivo Sanader.

Pritet që faqja në internet të fillojë së funksionuari javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG