Ndërlidhjet

FIFA: Lionel Messi – futbollist i vitit 2010


Lojtari argjentinas, Lionel Messi, e ka fituar titullin e futbollistit më të mirë të vitit 2010 në botë. Kjo është fitorja e tij e dytë me radhë.

“Kjo është ditë e rëndësishme për mua”, tha lojtari i Barcelonës, Lionel Messi, me rastin e pranimit të çmimit në Cyrih të Zvicrës.

Në vendin e dytë dhe të tretë të listës së FIFA-s “Topi i Artë”, u radhitën bashkëlojtarët e tij në Barcelonë, Andreas Iniesta dhe Xavi Fernandez.

Femra më e mirë futbolliste e botës, për të pestën herë me radhë, u shpall brazilianja Marta, para gjermanes Birgit Prinz dhe lojtares së lindur në Kosovë, Lira Bajramaj.
XS
SM
MD
LG